Digjet gjatë natës, pika e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë “në dorë të Zotit”

Mbremjen e së premtes pika e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë është përshirë nga flakë.

Gjatë natës ndërhyrja e zjarrefikeses eshte bere e pamundur si pasoje e eres së fortë dhe errësirës.

Orët e para të mëngjesit kanë regjistruar mbërritjen e efektivëve, përfshirë dhe mjetet e rënda, ndërsa tymi ka vështirësuar punën edhe pse mjetet vazhdojnë të depozitojnë aty mbetjet.

Edmond Leka shprehet se po punohet për fikjen e zjarrit po punohet duke hedhur edhe rërë.

“Era e ka ndihmuar shumë zjarrin që të përhapet në pjesët e vendgrumbullimit të mbetjeve, duke e bërë të pamundur edhe ndërhyrjen e zjarrfilkëses sepse nuk mund të kishim pamje të vatrave të zjarrit”, theksoi Edmond Leka.

Në fakt kjo fushë e grumbullimit të mbetjeve do të duhej të ishte mbyllur për të realizuar një projekt të KFV, por hetimi nga SPAK i kompanisë që ka koncesionin për landfillin dhe prishja e marrëveshjes prej bashkisë me sipërmarrjen, ka bërë që çështja të mbetet pezull.

“Kryetari i Bashkisë e ka prishur marrëveshjen që ka pasur bashkia me operatorin që operonte tel landfilli dhe presim që së shpejti ne të fillojmë të depozitojmë në landfillin e ri dhe kjo fushë-mbetjesh këtu do të merret në dorëzim nga KFË-ja për të bërë atë që ka pasur në projekt, mbulimin e të gjithë sipërfaqes”, shprehet Edmond Leka.

Deri më tani në landfill janë realizuar 98 për qind e punimeve dhe qeveria ka përcaktuar një tjetër kompani për përfundimin. Edhe në qershor kjo zonë u përfshi nga flakët.