OPGJ-të e presin tek zyra, Policia i shkon edhe tek shtëpia Sali Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 23:17
Oficerë të policisë së shtetit kanë shkuar mbrëmjen e sotme edhe në shtëpinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas burimeve, oficerët kanë mbi 2 orë në shtëpinë e Berishës duke bërë kontrolle.
Paralelisht dy punonjës të policisë të krimit ekonomik dhe pastrimit të parave janë paraqitur në selinë e PD-së dhe pritet t’i komunikojnë Berishës masën e caktuar nga SPAK.
Gjithashtu pritet që t’i marrin dhe pashaportën, pasi tashmë e deri në fund të hetimeve i ndalohet dalja jshtë shtetit.

