Dosja e kompleksit “Partizani”/ Jamarbër Malltezit i vihen nën sekuestro edhe pasuritë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 20:44
Duket se pas arrestimit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit lidhur me dosjen e kompleksit “Partizani”.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua sot në aeroportin e Rinasit teksa ishte duke pritur atje bashkëshorten e tij.
Jamarbër Malltezi është i dyshuar fshehje dhe deklarim i rremë i pasurisë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion.
Kujtojmë se Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

