Arrestohet Jamarbër Malltezi, masë detyrim paraqitje edhe për Sali Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 19:46
Është ndaluar në Rinas Jamarbër Malltezit, dhëndëri i Sali Berishës.
Po ashtu, Berisha nga SPAK bëjnë me dije se Sali Berishës i është caktuar masë sigurimi detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit.
Berishës i ndalohet dalja nga Shqipëria. Po ashtu është dhënë edhe një masë arresti për ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Mësohet se arrestimi ka të bëjë me dosjen e kompleksit "Partizani".
Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.
