Arrestimi për Malltezi, detyrim paraqitje për Berishën, Gështenja: Aksioni opozitar do të vazhdojë
Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se lidhur me arrestimin e Jamabër Malltezit, duhet t'i lihet kohe ceshtjes, por ai shtoi se kjo ngjarje nuk do ta zbehë aksionin e opozitës.
Gështenja: Le t’ia lëmë kohës dhe të gjykojmë në një moment të dytë për këtë çështje. Nuk besoj se do ta zbehë aksionin e opozitës, pasi nuk lidhet me një person. Ka lindur një aksion dhe janë disa mbledhje të opozitës së bashkuar për të pasur një opozitë funksionale në kuvend dhe të fortë.
Këtë grup nuk e ka drejtuar Berisha, pasi takimet janë thirrur nga Gazment Bardhi që është kreu i grupit parlamentar, pasi ai është përfaqësuesi ynë në këto tryeza. Mbledhjet e thirrura janë bërë nga Bardhi. Ai i ka njoftuar të gjithë deputetët për të qenë pjesë e këtyre diskutimeve.
