Stuhia goditi veriun e Europës, shkon në katër numri i viktimave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 18:47
Stuhia që goditi Britaninë, Gjermaninë veriore ka shkaktuar probleme të shumta. Prej tre ditësh erërat e forta shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje si edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Si pasojë e kushteve të vështira autoritetet janë angazhuar në evakuimin e qytetarëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara.
Që nga dita e enjte kanë humbur jetën të paktën katër persona, njoftuan autoritetet.
Viktima e fundit është një grua 33-vjeçare, e cila humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e saj në ishullin Fehmarn.