“Të avancojmë marrëdhëniet”, Kim Jong Un pret Lavrov: Të gatshëm për bashkëpunim

Lideri koreano-verior Kim Jong Un priti në një takim ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit i bëri të ditur se dëshiron të krijojë një marrëdhënie të avancuar me Federatën Ruse.

Lavrov ndodhej në Penian për një vizitë dyditore, që konsiderohet si parapërgatitje për vizitën e mundshme të vetë presidentit Vladimir Putin në vendin aziatik, i vetmi që mbështet luftën e Moskës në Ukrainë.

Gjatë vizitës, shefi i diplomacisë ruse denoncoi atë që e quajti “politika e rrezikshme ushtarake” e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj kundrejt Koresë së Veriut, ndërsa shprehu po ashtu prirjen e Kremlinit për marrëdhënie më të ngushta me Veriun komunist.