Tentoi të fluturonte nga Nigeri, Junta e zbret në tokë/ Dështon arratisja e Presidentit Bazoum

Ushtria e Nigerit deklaron se ka arritur të ndalojë tentativat e presidentit Mohamed Bazoum për t’u larguar nga vendi së bashku me familiaretj dhe dy punonjes.

Siç shtohet në deklaratë, ai planifikoi të zhvendosej në orën 3 të mëngjesit të së enjtes me anë të helikopterëve të vendosur në periferi të kryeqytetit të Nigerit. 

Kapja e tij u bë e mundur si pasojë e reagimit të menjëhershëm të forcave të sigurisë, duke prishur planin e arratisjes, shtoi një nga anëtarët e Juntës, duke deklaruar se autorët kryesorë të ngjarjes janë nën arrest.

Avokatët e tij mohuan akuzat për tradhti të presidentit, duke thënë se kishin humbur kontaktet me të dhe kërkuan edhe një herë lirimin e menjëhershëm.

Vendndodhja e presidentit, i cili u rrëzua nga pushteti përmes një pucci ushtarak, është ende e paditur, por thuhet se ai ishte vendosur në arrest që kur Junta e përmbysi atë më 27 korrik.

Më vonë atë muaj, Junta tha se kishte mbledhur provat e nevojshme për të ndjekur penalisht Bazoum për tradhti të lartë ndaj shtetit.

Një nga keshilletaret e zotit Bazoum, duke folur në kushte anonime për të diskutuar situatën e tij, tha se deri të enjten presidenti kishte qenë në gjendje të komunikonte me aleatët e ngushtë dhe avokatët nëpërmjet një telefoni që nuk e kishin konfiskuar.

Këtë herë, shtoi, zoti Bazoum dukej se ishte pa asnjë mjet komunikimi me botën e jashtme.