Alarmuan autoritet për bomba në aeroport e spitale, 18 të arrestuar në Francë. Autoritetet: Shumica e rtyre, të mitur

Dhjetëra fluturime u anuluan, teksa me mijëra persona u evakuuan nga aereportet e spitalet e vendit gjatë javës së fundit në Francë, pas alarmeve për bomba. Të gjitha pas kontrolelve rezultuan false, e policia ka vënë në pranga deri më tani 18 persona, pjesa më e madhe të mitur

Mbi 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një sërë alarmesh false për bomba. Autorët e telefonatve të rreme janë kryesisht të miturit, thanë autoritetet.

Franca prej një jave është vënën nën alarm pas njoftiemve të shpeshta për bomba në aeroporte dhe spitale, por edhe në Pallati i Versajës, muzeu i Luvrit, si dhe institucione të tjera publike.

Këto kërcënime vijnë në një periudhë që në Francë janë rritur tensionet, pasi një mësues është sulmuar me thikë për vdekje nga një nxënës javën që kaloi në një shkollë.

Kjo situatë ka krijuar panik mes francezëve, të cilëve u janë rikthyer në memorie edhe sulmet terroriste të vitet e fundit.

Pallati i Versajës u vendos në alert katër herë brenda një jave, gjithashtu dhe Muzeu i Luvrit në Paris është detyruar ti evakuojë mijëra vizitorë të shtunën.

Evakuime pati edhe në shumë aeroporte të vendit. Kërcënimet për bomba kanë ardhur nga telefona, përmes emaileve, faqeve online ose duke i kontaktuar direkt zyrtarët policorë.

Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka deklaruar se të gjithë ata që bëjnë kërcënime të rreme për bomba ose thirrje për të nxitur veprime të tilla, do të përballen me tri vjet burgim dhe do të marrin gjoba deri 45.000 euro.