E trishtë! Një kamion i mbushur me arkivol hyn në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 14:46
Një nga 20 kamionët që kanë hyrë ditën e shtunë në Gaza, përmes pikëkalimit Rafah, ishte i mbushur me arkivol.
20 ka qenë numri që Izraeli ka lejuar të hyjë në Gaza, ku gjendja raportohet mjaft e rënduar. Njëri nga kamionët ishte i ngarkuar me arkivole, pjesa më e madhe mbanin ilaçe dhe karburant, ndërsa shumë pak ishte e ngarkuar me ushqim, raporton BBC.
Zyrtarët palestinezë thonë se 4,137 njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Hamasi depërtoi dhe sulmoi Izraelin dy javë më parë, dhe ky i fundit nis hakmarrjen e tij ndaj Gazës me bombardime.
Vlen të përmendet që ky numër i vdekjeve përfshin 471 njerëz që ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se u vranë të martën në spitalin Arab Al-Ahli.
