"Merr fund" lumturia, ndahet Tom Brady dhe Irina Shayk

Romanca e shkurtër mes Tom Brady dhe Irina Shayk mesa duket ka përfunduar, pasi ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në korrik dhe gusht të këtij viti, ishin të shumta raportimet për lidhjen e tyre.

Ndër të tjera u tha se Irina Shayk e kishte kaluar natën në vendin e tij në Los Angeles, madje dukej se kishin bërë një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar së bashku dhe u panë duke dalë nga i njëjti hotel.

Megjithatë, mediat vendase kanë raportuar se takimet e tyre romantike kanë mbaruar, pasi një burim i afërt me dy ka konfirmuar se gjërat mes tyre kanë përfunduar.

Nuk është e qartë se kur ndodhi ndarja, por në media thuhet se ata ishin ende bashkë deri në shtator.

Kujtojmë që as Tom dhe as Irina nuk konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, ndaj edhe ndarja pritet të mbetet e tillë.

Kujtojmë që qendërmbrojtësi së fundi ka finalizuar divorcin e tij nga supermodelja Gisele Bundchen, ndërkohë Irina, nga ana tjetër, disa kohë më parë u nda me aktorin Bradley Cooper.