Jori dhe De Palma janë martuar?
Modelja shqiptare, Jori Delli, dhe i dashuri i saj, Fred De Palma, janë çifti më i përfolur i momentit.
Ata shfaqen kudo bashkë e shpesh na trgojnë momentet më romantike që ata kalojnë bashkë, ,e anë të postimeve në rrjetet sociale.
Së fundmi dyshja duket se kanë nisur një tur udhëtimesh.
Pasi Jori i prezantoi De Palmës Tiranën, ata shkuan në Milano e tashmë po shijojnë pushimet në Amsterdam. Modelja ka postuar një foto mjaft romantike, duke shkëmbyer një puthje pasionante me reperin italian.
Postimi sigurisht edhe këtë herë ka marrë vëmendjen e mijë ndjekësve, por komenti që u vu re ishte ai i Ronaldo Sharkës që ngriti shumë pikëpyetje për çiftin.
"Që kur u fejove e martove, na harrove fare", shkruan moderatori i njohur në foton e Jorit dhe të dashurit të saj.

