"Kësaj here mos dështo", Getinjo "tallet" me Bleron pas hyrjes së Edona James në BBVK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 11:16
Pasi deklaroi disa ditë më parë se është rikthyer përsëri në tregun e beqarëve, blero u shfaq mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”.
Mes disa emrave të njohur, banorë në BBVK është edhe një transgjinore, Edona James.
Kjo e fundit gjithashtu u shpreh se është beqare dhe se një ndër qëllimet e saj në BBV është të krijojë një lidhje.
Menjëherë, ish banori i BBVK ka gjetur rastin të “tallet” me Bleron.
“Blero kësaj here mos dështo”, shkruan ai krah fotos së Edonës.


