E krahasoi me Bleron, Stresi "shpërthen" keq ndaj Bled Manes: P*derast mashkull…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2023, 14:54
Reperi shqiptar dhe Gazetari, Bledi Mane, kanë pasur prej disa kohësh tensione mes njëri tjetrit, dhe me nisjen e spektaklit "BBV2" duket që debatet janë rindezur.
I ulur në karrigen e opinionistit, Bledi e ka krahasuar Bleron me fituesin e edicionit të parë të "BBVK", Stresin.
Por duket se këtë koment nuk e ka pritur aspak mirë reperi.
Një një postim në rrjetin social "Instagram" Stresi shkruan:
"Mua nuk më krahason dot me Bleron, as me askënd. Lëri kunjat se është nata e parë në "BBVK", dhe le të shkojë çdo gjë mirë, se ndryshe nuk je në Prime-in tjetër aty, pederast mashkull. Mos leh kot, merr atë rrogën aty për punën që bën dhe shttt."
Mirëpo reperi është penduar shpejt dhe ka fshirë pas disa minutash postimin.


