Aktori i famshëm trondit me deklaratën e tij: Jam abuzuar seksualisht…

Aktori dhe muzikanti i njohur, John Stamos, ka zbuluar gjatë një interviste për "People" se ai është një i mbijetuar i abuzimit seksual.

60-vjeçari shtjelloi një fragment në librin e tij të kujtimeve "If You Would Have Told Me", ku ai reflekton mbi abuzimin si fëmijë nga një dado.

Stamos tha se ai ishte 10 ose 11 vjeç kur ndodhi abuzimi dhe se iu desh të shkruante një libër që të kuptonte se kishte ndodhur një sjellje e keqe kundrejt tij.

Tashmë ai është baba i një djali 5-vjeçar të cilin e ka me gruan e tij, Caitlin McHugh.

"Nëse zbuloj se dikush po ia bënte këtë djalit tim, kjo është një histori krejtësisht tjetër”, ka shtuar 60-vjeçari.

Kujtojmë se Stamos është një avokat i hapur për mbrojtjen e fëmijëve kundër abuzimit dhe ka qenë ambasador i "ChildHelp" për më shumë se 20 vjet. Organizata ndihmon viktimat e abuzimit të fëmijëve përmes programeve të edukimit, trajtimit dhe parandalimit.

Sipas një përmbledhjeje zyrtare, kujtimet e Stamos përshkruhen si një "histori universale për miqësinë, dashurinë, humbjen dhe guximin për të përqafuar edhe një herë dashurinë". Libri i tij "If You Would Have Told Me" është deklaruar se do të publikohet më 24 tetor.

Aktori i famshëm trondit me deklaratën e tij: Jam abuzuar