INSTAT: Netëqëndrimet e turistëve të huaj, 56% më shumë në gusht
Muaji gusht ka shënuar një tjetër ecuri pozitive të sektorin e turizmit përsa i takon numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimit të tyre në sturkturat turistike.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 64,4 %, në krahasim me gusht 2022, ku ai i rezidentëve u rrit me 65.6% dhe i jo-rezidentëve me 63.7%.
Në të njëjtën linjë kanë ecur dhe netëqëndrimet në strukturat akomoduese. Numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 %, në krahasim me gusht 2022, ku numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 64,5 %; dhe nga jo-rezident është rritur me 55,7 %.
INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit Gusht 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 64,4 %, krahasuar me Gusht 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2 herë. Sipas INSTAT, në rajonin e veriut përfshihen Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër, ku efektin kryesor duket se e kanë dhënë zonat e Durrësit Shëngjinit e Velipojës.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 77,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,2 %.
Edhe për netëqëndrimet kryesor rajoni i veriut.
Sipas INSTAT, Gjatë muajit Gusht 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 % në krahasim me muajin Gusht 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 91,2 %.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,7 %.
Gjithashtu INSTAT bën të ditur se, numri i netëqëndrimeve të të huajve ishte pak mbi 1 milionë në gusht, pjesa më e madhe e të cilëve (40%) ishin në rajonin e veriut, që shënoi dhe rritjen më të madhe me 92%, në 410 mijë netëqëndrime.
I dyti renditet rajoni i qendrës (Elbasan;Tiranë), me 30% të totalit, ose 308 mijë netëqëndrime.
Në krahasim me gushtin e një viti më parë, rritja është 37%.
Në vend të tretë renditet rajoni i Jugu (Berat; Fier; Gjirokastër; Korçë; Vlorë), me 29% të totalit. Gjithsej u shënuan 295 netëqëndrime me një rritje prej gati 40%.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55,3 %, kundrejt 44,3 % që ishte në muajin Gusht 2022.
Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 64,9 %, kundrejt 45,8 % që ishte në muajin Gusht 2022.


