Publikon pamje nga takimi me presidentin Macron, Rama: Hap rrugën për projekte të reja

Presidenti francez, Emanuel Macron për dy ditë me radhë qëndroi në një vizitë historike në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e presidentit, duke e cilësuar atë si historike, që sipas tij “i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë.”

Rama shkruan gjithashtu se ky takim në tiranë do të kontribuojë edhe në një “bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.”

Postimi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES

dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë.

Publikon pamje nga takimi me presidentin Macron, Rama: Hap rrugën për