"Duart e prangosura nuk shërojnë", studentët e Mjekësisë me pranga në duar vijojnë protestën

Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit, teksa sot kanë nisur protestën e radhës për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj kanë nisur marshimin nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit. 

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik.

Në formë simbolike studenët kanë vendosur pranga në duar, me thirrjet që duart e prangosura nuk shërojnë.

"Duart e prangosura nuk shërojnë", studentët e