Nervozohet Megi Pojani: A do e nxirrni nga programi këtë?
E hëna për konkurrentët e emisionit "Për'puthen" duket se sërish ka qenë një ditë tepër e tensionuar mes djemve dhe vajzave që luftojnë për të gjetur dashurinë e tyre
Zhurma vijon të krijohet dhe në rrjetet sociale, ku një ndër personazhet që ka thyer "rregullat" e moderimit është Megi Pojani, e cila duket se është e vendosur të mos tolerojë asnjë lloj padrejtësie në këtë program dhe shkopi i shkon më së miri.
Gjithçka duket se ka nisur në momentin që djemtë kanë sulmuar gjatë gjithë kohës Aurelin, duke bërë që ai të heqë mikrofonin.
Lidhur me këtë, Megi ka reaguar ashpër në momentin që Orjani shprehet se Megi po bën avokatin mbrojtës së Aurelit.
"Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani.
Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson", shprehet Megi.
Më tej moderatorja është nervozuar, pasi Orjani e ndërpriste dhe fliste mbi zërin e saj, duke thënë: "O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë?"

