Luftoi mbi 23 vjet me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta aktorja e njohur
Suzanne Somers, e cila ishte një aktore, autore, këngëtare dhe biznesmene amerikane, ka humbur betejën e saj të gjatë me kancerin, një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të. Aktorja vdiq të dielën herët në mëngjes në moshën 76-vjeçare.
"Susan Somers ndërroi jetë në shtëpi në orët e para të 15 tetorit. Ajo i mbijetoi një forme agresive të kancerit të gjirit për më shumë se 23 vjet.
Susan ishte e rrethuar nga burri i saj i dashur, Alan Hamel, djali i saj, Bruce dhe familja e saj e ngushtë", tha në një deklaratë zëdhënësi i saj.
Përfaqësuesi i artistes vuri në dukje se familja e saj kishte planifikuar të mblidhej të hënën, që do të ishte ditëlindja e saj e 77-të.
Në vend të kësaj, ata do të festojnë jetën e saj të mrekullueshme dhe do të donin të falënderonin miliona ndjekës të saj që e donin aq shumë.
Një varrim familjar privat do të bëhet këtë javë, i ndjekur nga një shërbim përkujtimor muajin e ardhshëm.


