Jori më e dashuruar se kurrë, poston FOTO romantike me De Palmën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2023, 18:08
Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Jori Delli, prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj me reperin italian Fred De Palma.
Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku dhe postimet me njëri-tjetrin i kanë thuajse njësoj.
Dyshja bëjnë shpesh dedikime të ndryshme për njëri-tjetrin, teksa tregojnë se po e shijojnë pafund lidhjen e tyre.
Edhe së fundmi, ishte modelja ajo që postoi një foto romantike ku reperi shihet duke i dhuruar një puthje në ballë.

