Bëhuni gati për rikthimin e shumëpritur, së shpejti në “Netflix” Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug

Ka filluar numërimi mbrapsht për filmin që të gjithë e prisnin me padurim prej kohësh – rikthimin e një çifti që shumë fansa mezi e kanë pritur. Bihter dhe Behlul kanë mbaruar xhirimet e filmit “Thirrja e fundit për Stambollin” dhe tashmë, edhe data është publikuar.

“Netflix” ka bërë publike datën e publikimit të filmit “Thirrja e fundit për Stambollin“, i cili mezi është pritur nga fansat e Kıvanç Tatlitug dhe Beren Saat.

“Thirrja e fundit për Stambollin” do të prezantohet njëkohësisht në mbarë botën më 24 nëntor, vetëm në “Netflix”.

Filmi, i cili ribashkon dyshen e dashur të publikut, shumë vite pas serialit të jashtëzakonshëm “Dashuri e ndaluar”, është drejtuar nga Gonenç Uyanık, ndërsa skenarist ka Nuran Evren.

I konsideruar si “një histori për New York-un, dashurinë dhe shanset e dyta“, filmi tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.