Mega-skandali i basteve në Seria A/ Fagioli pranon “vesin”, kërkon akord me prokurorinë, por sezoni ka përfunduar
Nicolo Fagioli është lojtari i parë i cili ka përfunduar në shënjestrën e Prokurorisë së Torinos për çështjen e basteve. Futbollisti i Juves ka pranuar se ka vendosur baste, por tashmë objektivi i tij është të zbusë dënimin.
Në raste të tilla, parashikohet një dënim të paktën me tri vite, por Fagioli po negocion për uljen e dënimit deri në 12 muaj. Në pritje të vendimit, sezoni për Fagioli-n mund të konsiderohet i mbyllur, edhe në rastin më të mirë.
Makthi për lojtarin e Juves nisi më 23 mars, fill pas ndeshjes së famshme Empoli-Juventus 4-1.
Fagioli u telefonua nga prokurorë duke i kërkuar sqarime në lidhje me një takim që lojtari kishte pasur me një të dyshuar për bastet ilegale. Fagioli e pranoi menjëherë që kishte vendosur baste, madje edhe në futboll.
Lojtari i vendosi prokurorëve në dispozicion të gjithë mjetet elektronike ndërsa në maj, në Romë, rrëfeu edhe emrat e disa lojtarëve të tjerë, të cilët ashtu si ai vendosnin basteve sportive.



