Ancelotti i ashpër: Bastet? Mos hidhni baltë mbi futbollin në Itali, përgjegjësia është individuale

Futbolli italian nuk po kalon ditë të mira, për shkak të lajmeve që qarkullojnë sa i takon përfshirjes në baste të disa lojtarëve si Nicolo Fagioli, Sandro Tonali, Zalewski apo edhe Zaniolo. Për këtë temë ka folur Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid.

“Mendoj se është një papërgjegjshmëri e këtyre të rinjve që janë bërë pjesë e futbollit italian, duhen trajtuar në formën e duhur. Bastet janë një sëmundje.

Por, e theksoj se këtu bëhet fjalë për një përgjegjësi individuale dhe nuk duhet të prekim apo të hedhim baltë mbi futbollin italian.

Drejtësia do të thotë fjalën e saj, këta të rinj kanë thyer një nga rregullat kryesorë të sportit, atë të mos vendosurit baste. Kjo është shumë e qartë për ata që e bëjnë këtë profesion” – tha ai.