FOTO/ Në 1-vjetorin e lindjes së vajzës, Genc Prevlukaj prezanton dhe djalin e tij

Në familjen e Eni Koçit dhe Gencit ka pasur festë këtë fundjavë pasi e vogla e tyre, Adea, ka festuar 1-vjetorin e lindjes.

Ata kanë organizuar një festë dhe disa nga fotot e realizuara, i kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetin social "Instagram".

Në fotot e shpërndara, vëmendjen e ndjekësve e mori edhe djali i Gencit, i cili tashmë është rritur dhe duket se ia kaluar dhe këngëtarit në gjatësi.

Përkrah postimit të fotove nga festa, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj i kanë dedikuar Adeas edhe disa fjalë emocionuese.

"Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime !

Si sot një vit më parë, ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti.

Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti. Uroj të jem një shembull për ty dhe një udhëzuese sa më e mirë për të ardhmen tënde. Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë dhe do jenë aty për ty në çdo hap, deri në frymën e fundit.

Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime!", ka shkruar Eni.

"Kur malet thahen ne vjeshtë, në jetën time erdhi një lule e bukur, që ma ngrohë shpirtin çdo ditë.

E dua zërin e saj, erën dhe sherret e vogla qe i bën nëpër shtëpi. Kur ajo qesh me zë unë mbushem me jetë.

Shpesh zihem me Enin kush do rrije me të, kush do ti japë ushqim dhe kush do ta vejë në gjumë. Sepse dua ta mbaj mend çdo minutë të rritjes së saj. Është hëna ime qe me jep drite, motiv për çdo sfidë, thjesht një ëndërr që e jetoj çdo ditë.

Adea, nuk e di sa vite do te rrugëtojmë bashkë, por për aq sa jetoj unë do të të dua çmendurisht. Të kam jetë e dritë dhe uroj te bëhesh 100 vjeç! Je dashuria ime, e mamit, e vëllait dhe e gjithë familjes", ka shkruar Genci.

FOTO/ Në 1-vjetorin e lindjes së vajzës, Genc Prevlukaj prezanton