"Si patate...", Fifi acarohet ndaj Gracianos: Mos më ofendo!

Këngëtarja kosovare Fifi është një nga konkurrentet e spektaklit "Dancing With The Stars", e cila garon në krahë të partnerit të saj në kërcim, Graciano Tagani.

Edhe pse jashtë programit janë miq shumë të mirë, gjatë provave duket se kanë përplasjet e tyre.

Në përmbledhjen ditore të spektaklit, aty ku tregohen pjesë nga provat e disa konkurrentëve, u transmetua edhe një debat mes Fifit dhe Gracianos.

Ky i fundit në një moment iu drejtua Fifit me fjalën "patate", të cilën këngëtarja e mori si ofendim edhe pse balerini po i shpjegonte se këto janë terma që përdoren në balet.