Harroje atë! Xhesika në lot pas mesazhit të së ëmës, Denisi e braktis: Më mirë kështu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2023, 14:54
Gjatë puntatës së kaluar, në spektaklin televiziv "Love Island Albania", Xhesika mori një mesazh nga mamaja e saj, e cila e këshilloi të vazhdonte lojën pa Denisin.
Pas këtij mesazhi Denisi është larguar prej saj dhe është shprehur: "Më mirë që ndodhi kështu".
Ky reagim i tij e ka zhgënjyer për herë të dytë Xhesikën, e cila ka shpërthyer në lot: "Nuk mundem më, i hapa zemrën sërish, jam bërë copash."
Në "Dhomën e Ditarit" ajo ka shtuar: "Si mos të mërzitem kur të jepet shansi të largohesh nga unë dhe Denisi shprehet se është gjëja më e mirë për të dy. Unë mezi po e prisja këtë rikrijim, e kisha me shumë frikë dhe prapë u zhgënjeva. Ky është zhgënjimi më i madh që mund të kisha."
