Gjykata ndalon Trumpin të kritikojë prokurorët dhe dëshmitarët

Gjykata amerikane e ka ndaluar Donald Trumpin që të kritikojë prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët e mundshëm të përfshirë në një çështje penale që e akuzojnë atë për përpjekjen e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, raportojnë mediat e huaja.

“Për shkak se ai kandidon për president, ai mund të kërcënojë?” -i tha gjyqtarja Tanya Chutkan avokatëve Trump përpara se të lëshonte një urdhër që ndalon ish-presidentin të bëjë krtika.

Sipas gjyqtares Trump mund të fillojë "një fushatë shpifjeje paragjyqësore" kundër njerëzve të përfshirë në këtë rast.

Gjyqi i tij penal federal në Uashington do të fillojë në mars 2024.