KUJDES! PAMJE TË RËNDA nga atentati në Bruksel/ Dy viktimat ishin me fanellat e Suedisë, autori dyshohet se është nga Tunizia
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qendrën e Brukselit, ku një burrë hapi zjarr ndaj kalimtarëve.
Policia belge bën me dije se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akber” gjatë të shtënave, nga të cilat dy persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.
Në pamjet e marra nga një banor i zonës, një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një kapele të bardhë, me një kallashnikov në dorë, shihet duke hipur në një motoçikletë dhe duke ikur, përpara se të godiste dy persona në një taksi.
Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d'Ypres të Brukselit dhe viktimat mësohet se janë dy shtetas suedezë që kishin të veshur fanellën e kombëtares së tyre të futbollit.
Mbrëmjen e sotme do të luhej ndeshja mes përfaqësueseve Belgjikë – Suedi.
Ndërsa dyshohet se autori është një shtetas afrikano verior, nga Tunizia.
A Gunman in the Belgian Capital City of Brussels, who announced his Allegence to ISIS and stated his need to “Avenge Muslims” has reportedly Killed at least 2 Swedish Nationals and Injured many other Civilians with a Massive Manhunt currently underway by Belgian Police to find… pic.twitter.com/rhhzkfrgu9
— OSINTdefender (@sentdefender) October 16, 2023
A shooting has just taken place in Brussels, Belgium. pic.twitter.com/0lkepCOOFw
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 16, 2023

