90-vjeçarja e mbijetuar i Holokaustit vritet me plumb në kokë nga Hamasi

Një 90-vjeçare e mbijetuar e Holokaustit dhe një djalë që festonte ditëlindjen e tij të pestë ishin në mesin e më shumë se 1400 viktimave të sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.

Ndërkohë që tashmë janë bërë dhjetë ditë që nga sulmi i grupit terrorist në Izrael nga Gaza, detajet po dalin ende në lidhje me tërbimin e tmerrshëm dhe viktimat e shumta të tij.

Gina Semiatich, një 90-vjeçare me origjinë çeke, e mbijetuar e Holokaustit, u vra në mënyrë tragjike në shtëpinë e saj në Kibbutz Kissufin, më pak se dy milje nga kufiri i Gazës me një plumb në kokë sipas raportimeve në DailyMail.