Tronditet Brukseli/ Një person hap zjarr ndaj civilëve në qendër duke thirrur “Allahu Akber”, dy të vdekur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qendrën e Brukselit, ku një burrë hapi zjarr ndaj kalimtarëve.
Policia belge bën me dije se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akber” gjatë të shtënave, nga të cilat dy persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.
Në pamjet e marra nga një banor i zonës, një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një kapele të bardhë, me një kallashnikov në dorë, shihet duke hipur në një motoccikletë dhe duke ikur, përpara se të godiste dy persona në një taksi.
Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin "d'Ypres" të Brukselit.
Un tireur armé encore en liberté à Bruxelles, si vous lisez ce message et que vous êtes sur la capitale, rentrer chez vous il se dirige vers le stade Roi Baudouin #Bruxelles pic.twitter.com/Ckb9Me3Z9e
— Votre Nom Ici (@momoblf) October 16, 2023
