Shfaqi probleme në hotel, i moshuari austriak ndërron jetë në spitalin e Korçës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 09:05
Një i moshuar austriak ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.
Njoftimi i policisë Korçë - Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
