E rëndë në Has, 31-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vetëvrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 22:36
Një person është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij në fshatin Pla, të Hasit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 31-vjeçari me inicialet P. P., dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
