VIDEO/ Nesër mbahet Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama "ndez" dritat e piramidës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 22:17
Piramida e Tiranës do të mirëpresë nesër Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit i cili për herë të parë do të organizohet jashtë kufijve në Bashkimit Evropian.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Facebook”, pamje të Piramidës e cila është gati për të pritur liderët e Evropës dhe rajonit.
"Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së"
