Çfarë është procesi "screening" dhe pse Von der Leyen e përmendi "si kusht" për negociatat?
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Ramëa, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dha disa mesazhe të rëndësishme për vendin tonë dhe rrugën drejt BE.
Në fjalën e saj, Von der Leyen theksoi nevojën reforma, të cilat më pas do të shoqërohen me investime.
"Shqipëria po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave.
Mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Kemi nisur me investimin prej 30 miliard euro. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës. Në mund të arrimë shumë së bashku.
Sot dua të përqendrohem te plani i ri për BE-në. Ku plani ka potencialin për të rritur ekonominë e vendit tuaj. Për këtë janë të nevojshme reformat që do të shoqërohen me investime. Kjo do të shoqërohet edhe nga financimet.
Mesazhi i tretë, investimet tona do kenë të njëjtën kapacitet sa pUna që do bëni ju", theksoi Von der Leyen.
Deklarata e Ramës
Edhe kryeministri Edi Rama, u shpreh se pjesë e diskutimit me zyrtaren e lartë ishte procesi "screening".
“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screening në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit.
Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, çka e bën të rëndësishme fjalën e mirë. Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.
Por çfarë është procesi "screening"?
Procesi screening konsiston në një lloj ekzaminimi të hollësishëm që ndërmerret si fazë përgatitore e negociatave për anëtarësim.
Ai është vlerësimi analitik i harmonizimit të legjislacionit të vendit kandidat (në këtë rast të legjislacionit shqiptar) me legjislacionin e BE-së, ku qartësohen dhe dallimet midis legjislacionit shqiptar dhe acquis së BE-së për secilin kapitull, dhe kërkesa për harmonizime të mëtejshme deri në harmonizimin e plotë të kuadrit ligjor.
Ai është një proces i domosdoshëm, pasi formon bazën e negociatave dypalëshe midis Bashkimit Europian dhe vendit kandidat.
Ky proces nuk është përcaktues dhe vendimtar për përparimin që duhet të bëjë vendi kandidat.
Raporti "Screening" i Komisionit Evropian
Në korrik të këtij viti Komisioni Europian ka publikuar raportin e procesit screening për Shqipërinë, një vit pas hapjes së negociatave.
Në raport është evidentuar rrugëtimi Shqipërisë drejt BE-së dhe problematikat kryesore në vend.
“Kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë duhet të konsolidohet dhe të thellohet më tej në zbatimin e reformës, kornizën ligjore dhe institucionale, veçanërisht duke siguruar bashkëpunim efektiv ndërmjet institucioneve të drejtësisë.
Shqipëria duhet të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit dhe integriteti i zyrtarëve publikë, i cili është gjithëpërfshirës, por tepër kompleks, në veçanti si për zyrtarët e lartë.’’- shkruhej në raport.
Vetëm 1 muaj pas publikimit të raportit, Bashkimi Europian ndaloi fondet IPARD që jep për bujqësinë shqiptare, për shkak të korrupsionit të zyrtartëve që janë marrë me menaxhimin e tyre.
Një vëmendje e veçantë në raport i kushtohej miratimit të projektligji për kultivimin e kanabisit mjekësor.
“Është e rëndësishme të sigurohet që janë vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e këtij kanabisi tregjet e paligjshme.’’- shkruhej në raport.
Pa marrë parasysh sugjerimet, qeveria "Rama" miratoi me ngut ligjin për kanabisin.
Në raport evidentohej edhe qëndrimi kundër amnistisë fiskale dhe pasaportave të arta.
Raporti "Screening" i Komisionit Evropian, ka paraqitur rekomandimet për hapat pasardhës që duhen ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim.
Ndërkohë që në një kapitull më vete ka edhe vlerësime dhe rekomandime për proceset zgjedhore.






