Macron anulon pjesëmarrjen nesër në Samit, por ç'do të ndodhë me vizitën zyrtare të martën në Tiranë?
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 17:22
Mediat france shkruajnë se presidenti francez Emanuel Macron ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e së hënës në Tiranë.
Shkak mësohet se është një sulm në Francë një ditë më parë, ku dyshimet janë se ishte sulm terrorist, dhe situatës në Gaza.
Kryeministri francez e ka vënë vendin në gjendjen më të lartë të alarmit kundër terrorizmit pasi një sulmues goditi për vdekje një mësuese dhe plagosi rëndë dy të tjerë.
Dëshmitarët thonë se vrasësi me thikë bërtiti "Allahu Akbar", ose "Zoti është më i madhi", gjatë sulmit në një shkollë në Arras, Franca veriore.
Macron do të vijë pasdite nesër në Shqipëri, plani ishte të vinte në mëngjes për të marrë pjesë në takim. Pra Macron nuk e ka anuluar vizitën zyrtare për të martën në Tiranë.

