VIDEO/ Takimi me Bullgarinë, Gjimshiti dhe Bajrami mesazh për tifozët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2023, 21:03
Pas fitores së madhe me Çekinë, vëmendja e Shqipërisë tashmë është me 17 dhjetor në “Air Albania”, në një test miqësor ndaj një rivali si Bullgaria.
Në bazë të asaj që pritet, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho do bëjë disa ndryshime, duke mos impenjuar disa titullarë, për t’u lënë hapësirë atyre që nuk kanë patur mundësinë të tregojnë veten.
Kapiteni Berat Gjimshit dhe Nedim Bajrami, në një video të bërë publike nga FSHF, kishin një mesazh për tifozët.
“Duam sa më shumë tifozë të martën në stadium. Forca Shqipëri”, thotë Bajrami, sakaq Gjimshiti i drejtohet lojtarit të 12-te: “Kërkojmë mbështetjen tuaj”.
