Ukraina “presion” Italisë, fiton në Pragë dhe ngjitet e dyta në grupin C

Ukraina ka fituar 2-0 me Maqedoninë e Veriut dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të grupit C. Me 10 pikë, tri më shumë se Italia, që luan sonte në Bari kundër Maltës.

Dueli që u luajt në Pragë të Çekisë, u zhbllokua pas gjysmë ore lojë. Gjuajtja e Georgiy Sudakov u devijua nga mbrojtja maqedonase dhe përfundoi në rrjetë. Duke ndezur festën e tifozëve ukrainas.

Skuadra e Sergiy Rebrov, realizoi edhe golin e dytë në minutat shtesë të sfidës. Me anë të Oleksandr Karavaev. Përfundimisht 2-0 për Ukrainën, që do të luajë edhe dy takime.

Të martën kundër Maltës në transfertë. Dhe pastaj “finalja” me Italinë në “shtëpi”, sfidë e programuar për datën 20 nëntor. Grupi C i eliminatoreve të Euro 2024, kryesohet nga Anglia me 13 pikë.