Procesi i Berlinit, Spahiu: Mbajtja e samitit në Tiranë, mesazh kundër Ballkanit të hapur

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu në një intervistë për Ora News foli për samitin e procesit të Berlinit, që për herë të parë do mbahet në një vend jo anëtar të Bashkimit Europian.

Spahiu u shpreh se mbajtja e samitit në Tiranë është mesazh kundër Ballkanit të hapur.

"Mbajtja e samitit në Tiranë është edhe mesazh kundër Ballkanit të hapur. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka probleme me vendet e Ballkanit", tha ndër të tjera Spahiu.

Përsa i përket situatës në veri të Kosovës, Spahiu u shpreh se BE po nxit Serbinë të marrë hapa të tillë në veri të Kosovës.

BE për situatën në Kosovë, po nxit Serbinë të marrë hapa të tillë në veri. Nëse Rama arrin të bëjë bashkë liderët në një foto pranë flamujeve përkatës, do ishte një sukses, dhe të mos përsëritet rasti i ministrit serb që refuzoi foton", u shpreh Spahiu.