Liban, vrasja e gazetarit rrezikon përhapjen e konfliktit në vend

Sipas shefit të OKB-së Antonio Guterres, vdekja e një gazetari në Libanin jugor tregon “rrezikun e madh” që konflikti mund të përhapet në vend. Ne sulm mbeten dhe gjashte persona te plagosur.

Granatimet ndodhen gjate nje shkembimi zjarri  pergjate kufirit Liban-Izrael.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se videografi ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, tha Reuters në një deklaratë.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon dhe duke mbështetur familjen dhe kolegët e Issamit.”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se ishte në dijeni të raporteve dhe zyrtarët po punonin për të mbledhur informacion.