Rusia dënon edhe avokatët e liderit të burgosur të opozitës Navalny

Autoritetet ruse kanë arrestuar tre avokatë që përfaqësojnë liderin e burgosur të opozitës Alexei Navalny pas kontrolleve në shtëpitë e tyre.

Bastisjet që synonin vënien përpara drfejtësisë së Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexei Liptser janë pjesë e një çështjeje penale me akuzën sipas qeverisë të pjesëmarrjes në një grup ekstremist.

Momentalisht ata do të qëndrojnë në dhomat e paraburgimit, në pritje të gjykimit.

Mediat ruse raportuan gjithashtu një bastisje në një zyrë ligjore që i përket një tjetër avokateje të të burgosurit Olga Mikhailova e cila mendohet se nuk është në Rusi.

Gjithashtu bëhet e ditur se Navalny, do të transferohet përmes sigurisë speciale, një strukturë me nivelin më të lartë të sigurisë.

“Nëse ai nuk do të ketë akses te avokatët, ai do të përfundojë në izolim të plotë”, paralajmëroi zëdhënësja e tij.

Por nëse edhe avokatët e tij përfundojnë në burg, Navalny do të privohet jo vetëm nga përfaqësimi ligjor, por edhe nga "lidhja e tij e vetme" me botën e jashtme.

Kjo pasi për shumë të burgosur politikë në Rusi, vizitat e rregullta nga avokatët janë e vetmja rrugë që u lejon atyre të informojnë familjarët si dhe që të raportojnë apo kundërshtojnë abuzimet nga zyrtarët e burgut.

Navalny është nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin, duke bërë fushata kundër korrupsionit zyrtar dhe duke organizuar protesta kundër Kremlinit.

Arrestimi i tij në vitin 2021 erdhi pas kthimit në Moskë nga Gjermania.