E rëndë në Francë, vritet një mësuese, i dyshuari në paraburgim
Një burrë ka vrarë një mësuese pas një sulmi me thikë, në një shkollë të mesme në Francën veriore, thanë autoritetet.
Transmetuesi francez BFMTV tha se viktima ishte një mësuese dhe se një person tjetër u plagos.
BFMTV raportoi se njeriu u dëgjua duke bërtitur “Zoti është i madh” përpara se të kryente sulmin e tij.
”Autori u ndalua nga policia”, njoftoi ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.
Presidenti Emmanuel Macron tha se po shkonte për në vendngjarje.
Parlamenti në Paris ndërpreu seancën e tij dhe kryeministrja Élisabeth Borne anuloi një udhëtim të planifikuar.
Policia në qytetin e Arrasit tha se situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte më asnjë rrezik.
”Asnjë nxënës nuk u lëndua”, raportoi BFMTV.
”Motivimi i sulmit ishte ende i paqartë”, tha policia.
Megjithatë, hetimin e ka marrë prokuroria e antiterrorizmit.
”Sulmuesi dhe vëllai i tij, i cili gjithashtu u arrestua, thuhet se janë nga Çeçenia”, raportoi gazeta ”Le Figaro” duke cituar burime të Ministrisë së Brendshme.


