Izraeli njofton rrugën e re që banorët e Gazës të largohen pa pasoja

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan një rrugë të re për banorët në Rripin verior të Gazës për të ikur në siguri dhe pa u  dëmtuar. Ata duhet të largohen orës 10:00 (07:00 GMT) dhe 16:00.

”Banorët e Beit Hanounit duhet të shkojnë te Khan Younis dhe do të pasojnë udhëzime të mëtejshme”, shkroi një zëdhënës i ushtrisë në arabisht në X.

“Të jeni të sigurt se udhëheqësit e Hamasit janë kujdesur për veten dhe po kërkojnë mbrojtje nga sulmet në rajon”, shtoi ai.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

Ka pasur kritika të shumta për kërkesat e përsëritura të Izraelit që njerëzit të evakuojnë Gazën dhe Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit të revokojë urdhrin e tij, duke vënë në dukje kërcënimin e një “situate katastrofike”.

Arabia Saudite dhe Egjipti u bënë jehonë këtyre kritikave.

Urdhri i ushtrisë izraelite që më shumë se 1,1 milionë palestinezë të largohen nga veriu i brezit bregdetar shihet si një tregues se IDF planifikon një ofensivë të afërt tokësore..