“Ky është vetëm fillimi”, Netanyahu: Do ta zhdukim Hamasin dhe do të sjellim fitoren në Izrael

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur një konferencë shtypi mbrëmjen e sotme lidhur me atë që ka ndodhur së fundmi në Izrael mes tensioneve të krijuara me organizatën e Hamasit.

Ai u shpreh se ka folur me familjet që kanë humbur të dashurit sot, ndërsa shtoi se Izraeli “nuk do t’i harrojë kurrë këto akte të tmerrshme të armiqve”.

“Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paparë, ky është vetëm fillimi”, tha ai.

Ai shtoi se Izraeli po mbledh “mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare” për vendin, ndërsa theksoi se Izraeli “do të zhdukë Hamasin dhe do të sjellë fitoren”.