Asnjë problem shëndetësor për shoferin e aksidentit në Mesttre

Asnjë problem kardiak me rëndesë shëndetësore nuk ka pasur Antonio Rizzoto 40 vjeç shoferi i autobusit i cili mbeti viktimë bashkë me 20 persona të tjerë në aksidentin e Mestre.

Dy mjekët legalë të Institutit Shëndetësor të Padovas, Guido Viel e Roberto Rondolini,  kanë nxjerrë rezultatet e para të autopsisë mbi trupin e 40-vjeçarit e nuk kanë identifikuar probleme kardiake që të kenë çuar në moskomandimin e mjetit të transportit e rrëzimin e tij.

Priten të kryhen analiza të tjera specifike për të pasur rezultatin përfundimtar të autopsisë , por për momentin ndalimi i zemrës o një goditje kardiake që mund të ketë çuar në motivin e këtij aksidenti është përjashtuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore,

Ndërkohë në nivel teknik ka nisur ekspertiza mbi barrikadat e hekurta që veshin mbikalimin e që nuk kanë mundur të ndalin rrëzimin e autobusit dhe pse udhëtonte me 6 km në orë në momentin e aksidentit.

Autobusi para se të rrëzohej mbi kalimin hekurudhor nga një lartësi 10 metra, është gërvishtur 27 herë në parmakët e hekurta.