Nxënësja amerikane përjashtohet nga shkolla, shkak modeli i flokëve
Një nxënëse e shkollës së mesme me ngjyrë të Teksasit është përjashtuar për shkak të gjatësisë së modelit të flokëve. Lajmi bëhet i ditur sipas një njoftimi të dërguar nënës së saj nga drejtori i shkollës.
Darryl George 18 vjeç, do të vendoset në një Program Edukimi Alternativ Disiplinor, i njohur gjithashtu si një shkollë alternative, deri më 29 nëntor, thuhet në njoftim, por me shumë mundësi do të konsiderohet e përjashuar, thuhet për CNN.
Letra, e nënshkruar nga drejtori i shkollës së mesme Berbers Hill, Lance Murphy, citon "shkelje të shumta të rregullave të kampusit dhe klasës", duke përfshirë, "ndërprerjen e klasës ISS, moszbatimi i direktivave nga stafi/administrata, shkelje e politikës së vonuar dhe shkelje të politikës së veshjes dhe krehjes.”