Dedaj: Rezoluta për Kosovën e vonuar, pa thelb fare. Rama po shkon në kufijtë e anti-shqiptarit

Debati politik për Kosovën dhe miratimin e Rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë për gazetarin Reldar Dedaj ishte një seancë qesharake dhe plot absurde brenda thelbit të saj.

“Ajo seancë u shoqërua me gjeste absurde dhe qesharake në raport me Kosovën. Unë mendoj se ajo është një rezolutë e vonuar, pa thelb fare, që nuk dha asgjë për opinionin publik”, u shpreh Dedaj në një intervistë për "Ora News".

Ndërkaq duke marrë shkas nga fjalimi prej më shumë se 1 ore në foltoren e Kuvendit, Dedaj tha se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama kundër Kosovës janë të pashpjegueshme dhe po futen në caqe të rrezikshme.

“Edi Rama po e trejton Kosovën dhe po shkon deri aty sa sillet ndaj kryeministrit të saj sikur e ka vasal. Është një mentalitet tmerrësisht i gabuar dhe madje po futet në një klimë pothuajse anti-shqiptare.

Jo vetëm që nuk e përmendi fare Serbinë, por deklarata, rezoluta dhe fjalimi i tij ishin pa bosht dhe pa thelb, një fjalim që nuk tha asgjë. Rama po vazhdon me lëvizje të njëpoasnjëshme kundër Kosovës, sa shkon deri aty sa vë në diskutim dhe kufijtë e saj”, u shpreh ndër të tjera gazetari Reldar Dedaj.