Veriu në qetësi, Kraki: Serbia nuk heq dorë nga Kosova, nëse nuk i bëhet presion nga ndërkombëtarët

Profesori Nezir Kraki në një intervistë për Ora News foli për situatën në Kosovë. Kraki tha se Serbia nuk heq dorë nga Kosova, nëse nuk i bëhet presion nga ndërkombëtarët.

"Serbia nuk heq dorë nga Kosova, nëse nuk bëhet presion nga ndërkombëtaret. Policia e Kosovës është një ndër policitë më të respektuara të ballkanit. Policia e Kosovës ka qenë prezentë në të gjithë territorin. KFOR ka rolin e vet në Kosovë.

Rritja e numrit të forcave të KFORIT tregon një brishtësi. KFOR nuk e zbeh aspak sovranitetin e Kosovës. Kosova është projekti më i sukseshënm amerikan post luftës", tha ndër të tjera Kraki.