Goxhaj: Haga nuk po gjykon masakruesit si Vuçiç, që është bashkëpunëtor në krime me Millosheviçin. Kjo për fajin e disa shqiptarëve që...

Një ditë pasi fitoi lirinë nga Gjyakata e Apelit të Tiranës, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj që u arrestua për llogaritë Gjykatës Speciale të Hagës në Prishtinë rrëfeu ditët e tij në izolimit.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në televizionin Ora Neës të moderatores Beti Njuma, Goxhaj e nisi bisedën me një falënderim për të gjitha mediat që e kanë mbështetur përgjatë gjithë kësaj periudhe, dhe që nuk e lanë të luftonte i vetëm.

Ndërkaq duke iu referuar gjyqit që po i bëhet udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Goxha pohoi se procesi që po zhvillohet është i pabalancuar, pasi masakruesit e shqiptarëve janë në Serbi, në pushtete, dhe askush nuk merret me ta.

Dhe kjo ndodh tha ai, edhe për fajin e vetë të disa shqiptarëve.

Dritan Goxhaj: Vazhdon akoma kjo. Ne kemi sot në krye të shtetit serb është Alëksandër Vuçiç, i cili është bashkëpunëtor në krime me Millosheviçin, pasi ishte ministër i Propagandës në qeverinë e Millosheviçit. Është ky person që thoshte që për çdo serb të vrarë do vrasim 100 shqiptarë. Pra është ky personi i cili mbulonte vrasjet dhe krimet e bëra nga policia dhe ushtria serbe në Kosovë. Dhe sot ky zotëri është në krye të Republikës së Serbisë, i përkrahur, i mbajtur nga ndërkombëtarët, me ndihmën ndoshta edhe tonën, edhe të disa shqiptarëve të cilët akoma nuk e kanë kuptuar se ku kanë hyrë dhe çfarë po bëjnë.

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë me kërkesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës me akuzën për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë, në një shkrim të publikuar nga ai në janar të këtij viti.