Goxhaj: Në Hagë janë 27-32 persona që kanë bërë marrëveshje me prokurorët për të dhënë dëshmi të rreme kundër luftëtarëve të UÇK-së

Një ditë pasi fitoi lirinë nga Gjyakata e Apelit të Tiranës, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj që u arrestua për llogaritë Gjykatës Speciale të Hagës në Prishtinë rrëfeu ditët e tij në izolimit.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në televizionin Ora Neës të moderatores Beti Njuma, Goxhaj e nisi bisedën me një falënderim për të gjitha mediat që e kanë mbështetur përgjatë gjithë kësaj periudhe, dhe që nuk e lanë të luftonte i vetëm.

Ndërkaq duke iu referuar gjyqit që po i bëhet udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, dhe deklaratës së fundit të avokatit të Kadri Veselit, se një prej dëshmitarëve të pretenduar ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Hagës për përfitime personale,  Goxhaj theksoji se nuk është vetëm një, por ka disa dëshimtarë të tillë, që përmes dëshmieve të rreme kanë bërë të mundur dhe burgosjen e Sali Mustafës.

Pjesë nga intervista e Goxhajt

Dritan Goxhaj: Padyshim që ka prapavijë. Madje ka dy të tilla. Fillimisht u mor shkas një shkrim i imi i botuar me datën 1 janar të këtij viti, ku unë publikoj emrat e 6 dëshmitarëve të kësaj gjykate, të cilët kanë marrë pjesë në gjykimin ndaj bashkëluftëtarit tim Sali Mustafa, me dëshmi të rreme të këtyre personave, dhe Mustafa si pasojë është dënuar me 26 vite burg. Unë i kam cilësuar këto dëshmi dhe dëshmitarë si të rreme, duke dhënë dhe faktet se këta nuk kanë qenë fare askund afër UÇK-së, askund nuk ishin pjesë e UÇK-së, madje një pjesë e tyre nuk kanë qenë as në Kosovë në atë kohë. Duke qenë se mundohem ta defaktorizoj procesin gjyqësor në fjalë, në aspektin që ky proces është i paligjshëm për shkak se përdor dëshmi të rreme, atëherë gjykata dhe prokuroria duke parë që ky proces që kishte nisur mund të shkrumbohej ndaj Sali Mustafës dhe procesit që po vazhdon akoma në Hagë ndaj anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, atëherë ata vendosën që personi që i ka nxjerrë këta persona, ta akuzojnë për nxjerrje të emrave. Pra të merremi me aktin, jo me faktin. Fakti është përse dolën këta emra: Dëshmitarë të rremë, dëshmi e rreme. Ndërsa akti është dalje e tyre. Pra, ta akojmë për aktin, dhe duke më akuzuar për aktin ata bënë dy veprime: e pra, kur akuzojmë dhe arrestojmë një person nga Shqipëria dhe që nuk është as shtetas i Kosovës, çd kush tjetër që është shtetas i Kosovës nuk do të guxojë nesër të flasë dhe të mbrojë UÇK-në.

Beti Njuma: Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson ka ngritur një akuzë të fortë që në rast se do të dëshmohet, atëherë do të kishim të bëjmë me një skandal të vërtetë në Hagë. Ai ka thënë se: “Në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës, është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me prokuorinë për të përfituar në ulje dënimi në këmbim të dëshmisë”. Si e shihni këtë?

Dritan Goxhaj:  Është absolutisht e vërtetë. Por mbrojtësi i Kadri Veselit i ka thënë në mënyrë diplomatike dhe juridike. Kurse unë, të vërtetat i kam thënë në mënyrë jodiplomatike dhe as juridike. Pra unë i kam thënë troç. Por ju garantoj që ato që thotë ai janë të vërteta, dhe ju them që ka plot dëshmitarë të tillë që kanë negociuar për përfitime personale. Janë disa, dhe numri i tyre varion në 27 deri në 32 dëshmitarë që kanë negociuar për të marrë përfitime personale. Për të thënë deklarata që ata nuk kanë lidhje me atë punë. Pra për të lexuar një letër të printuar ngna printerat e Prokurorisë Speciale.